17.02.2025 - NJOFTIM MBI PËRFUNDIMIN E FAZËS SË VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE, “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”

Shkolla e Magjistraturës, në zbatim të Kreut V, neni 26, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, (i ndryshuar) si edhe Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve për konkursin e zhvilluar për lëvizje paralele njofton se: 

Për pozicionin 1 (një) vend vakant “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar” nuk ka kandidatë fitues.